Projekti parashikohet të realizohet në 12 muaj dhe do ketë shtrirje sipërfaqësore që do të përfshijë brenda edhe pjesë të Unazës së Vogël. Për të evituar dhe minimizuar ngarkesat dhe mbarëvajtjen në jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës është menduar dhe planifikuar një ndarje e sipërfaqes të projektit në 11 lulishte të vogla të ndryshme. Në secilën nga këto lulishte do të punohet në mënyrë të pavarur, në mënyrë që me realizimin e secilës prej tyre qytetarët të kenë akses përdorimi, pa qenë nevoja të presin 12 muaj të përfundimit të të gjithë projektit.
Elementët kryesorë të këtij projekti janë: gjelbërimi, gurët natyralë, uji që do të përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vetë sheshit. Gurët natyralë do të jenë në formën e pllakave të gurit, të trashësi 10-12 cm, që do të merren nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj. Me këta gurë do të shtrohen rreth 41 mijë m2 sipërfaqe sheshe dhe trotuare.
Sa i përket gjelbërimit, projekti do të sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Sipërfaqet e gjelbra do të mbillen me 900 pemë të larta dekorative, 520 drurë frutorë, 954 shkurre të larta dekorative, 4400 shkurre të ulëta dhe 35 mijë rrënjë lulesh. Një risi tjetër për vendin tonë e këtij projekti është këndvështrimi ekologjik i tij duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve. Në këtë projekt do të ketë rreth 2100 m3 rezervuare për të mbajtur këtë ujë. Gjithashtu dhe ndriçimi i godinave publike që rrethojnë këtë shesh do të bëhet me sistem panelesh diellore dhe me ndriçues të lehtë.
Nisur nga madhësia e këtij projekti dhe e lidhur kjo me grafikun e punimeve dhe planifikimin e tij, është menduar që të angazhohen rreth 950 punëtorë dhe specialistë të ndryshëm. Gjatë muajve në vazhdim, pritet të bashkia të konsultohet me grupe të ndryshme interesi dhe qytetarë të Tiranës për mënyrën e realizimit të këtij projekti si dhe do të sigurojë komunikim koherent për qytetarët.
]]>Në konferencën e donatorëve, ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Ellen Goldstein dhe Brian Williams, koordinator i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i PNUD-it.
Në fjalën e hapjes së kësaj konference, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se përmes projekteve synohet që të ndërtohet një qytet i jetueshëm për të gjitha moshat. “112 projekte ilustrojnë ambicien tonë, por sigurisht edhe një mënyrë për të thënë që kemi nevojë për ndihmë, për partneritet, ndaj jo pa qëllim kjo nuk është vetëm një konferencë e donatorëve, por konsiderohet një konferencë e partnerëve”, tha Veliaj.
Duke prekur disa nga projektet konkrete, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se shumë nga idetë që prezantohen kanë të bëjnë me parkimet publike të cilat kërkojnë të zhvillohen me një partneritet publik-privat, ashtu siç është filluar dhe për të ngritur rreth 10 të tilla. “Do të flasim për atë që quhet rrjeti minimal i korsive të biçikletave, nuk mjafton vetëm një projekt pilot që kemi nisur në hyrje të Tiranës. Kemi një ambicie ta shtrijmë këtë rrjet në të gjithë qytetin. Ne do të ndërtojmë dy terminale për të cilat jemi të hapur për partneritet publik-privat, partneritet në terminalet e autobusëve, ai që quhet sistemi multimodal”, sqaroi Veliaj disa prej projekteve.
Kryebashkiaku tha sa do të ketë një fokus shumë të veçantë në disa tema që më parë nuk kanë qenë primare për Bashkinë, siç janë temat rurale. “Ka shumë projekte për pika të grumbullimit dhe çështje që kanë të bëjnë me zonat rurale, incentivimin e bujqësisë, mënyrën se si ne duam të deklarojmë disa zona të hapura për investime, siç mund të jenë zona ekonomike apo zona industriale, apo pika të teknologjisë së informacionit”, sqaroi Veliaj.
Ai theksoi se për disa tema të nxehta sociale, Bashkia e Tiranës nuk preferon të flasë e të bëjë seminare, por preferon të japë zgjidhje. “Një prej tyre, temë shumë e nxehtë është ajo e strehimit të romëve. Si bashkëhartues i planit të veprimit për 10 vitet e ardhshme për komunitetin rom, jam shumë i qartë se çfarë duhet të bëjmë. Kjo është edhe arsyeja pse nga shumë donatorë, nuk kërkojmë më seminare dhe konferenca, por kërkojmë njësi strehimi, si një mënyrë konkrete për të dhënë një produkt konkret dhe zgjidhur kriza apo situata të kësaj natyre”, u shpreh Veliaj. Sipas tij, për herë të parë, pas 4 viteve në Tiranë rikthejmë vëmendjen tek kultura, tek rinia, tek disa aktivitete, duke kuptuar se njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, njerëzit jetojnë edhe me art, kulturë, edhe me estetikë e gjërat e bukura që i frymëzojnë dhe asociojnë dikë me jetën e qytetit.
Koordinator i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i PNUD-it, Brian Williams, falënderoi kryebashkiakun për bashkëpunimin dhe u bëri thirrje të gjithë partnerëve për zhvillimin e Shqipërisë të shohin përreth dhe të identifikojnë mënyra për t’i bërë ato produktive. “”Më lejoni zoti kryetar i bashkisë t’ju shpreh falënderimet e mia për vizionin dhe energjinë tuaj dhe të stafit tuaj, për organizimin e kësaj konference të suksesshme sot. Shprehim gatishmërinë tonë për t’ju ndihmuar, në mënyrë që qytetarët e Tiranës të shohin rezultatet e këtij angazhimi. Ju uroj shumë suksese në punën tuaj dhe pres me padurim të bashkëpunoj me ju sa më shpejt”, tha Williams.
Vizioni i ri i Bashkisë është transformimi i Tiranës nga një qytet që përsiatet çdo ditë për të ofruar shërbimet bazike tek qytetarët e saj, në një qytet që është i miqësor dhe lehtësisht i aksesueshëm për qytetarët apo turistët. Fushat prioritare janë pesë: zhvillimi ekonomik dhe rural, zhvillimi social dhe jeta në qytet, si dhe transporti . Për secilën nga këto pesë fusha në konferencë u prezantuan projekt ide që variojnë nga planifikimi më i mirë urban, zhvillimet infrastrukturore në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike. Kjo konferencë synoi të prezantojë zgjidhje efektive, të cilat ulin kostot, ulin përdorimin e burimeve të limituara apo të fundme si dhe angazhojnë të gjithë aktorët e shoqërisë në zhvillimin e saj. Për arritjen e këtij vizioni, Bashkia e Tiranës synon të krijojë lidhje të forta mes qeverisë lokale, sektorit privat, investitorëve vendas e të huaj, donatorëve, e institucioneve që ofrojnë ekspertizë në fusha të ndryshme dhe më e rëndësishmja qytetarëve.
]]>Burimet nga tregu pohojnë se rritja e çmimeve nuk po vjen nga kërkesa për banesa, por nga ngarkesa fiskale. Hajredin Fratari një nga ndërtuesit më të hershëm në vend dhe njëkohësisht presidenti i Konfidustrisë tha se, çmimet e apartamenteve në këtë periudhë janë ndikuar nga kostot e larta që kanë krijuar taksat. Në fillim të këtij vitit taksa e ndikimit në infrastrukture është rritur ne 8% nga 4 % që ishte më parë. Fratari shpjegoi se kosto nga taksa e infrastrukturë është rritur edhe për shkak se tani vilet mbi çmimin e objektit dhe jo mbi vlerën e investimit.
Kostot janë rënduar edhe nga aplikimi i taksës së banesës mbi inventarët. Tani ndërtuesit paguajnë tatimin për objektet e përfunduara të cilat ende nuk janë shitur. Në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndërtuesit disponojnë inventarë për shkak të kërkesës të dobët ndaj tatimin e kanë përfshirë në çmimet finale të banesave.
Sektori i ndërtimit vijoi të zgjerohet me ritme të larta edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015, megjithëse tendenca e ndjekur tregon për ngadalësim të aktivitetit. Vlera e shtuar e sektorit u rrit me 12.7% në terma vjetorë në tremujorin në analizë, pas zgjerimit me 24.7% dhe 16.7% përkatësisht gjatë tremujorëve të dytë dhe të tretë të vitit.
Banka e Shqipërisë tregon se, analiza e të dhënave të tërthorta të vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit tregon për rritje të tyre, të drejtuar kryesisht nga shtimi i punimeve inxhinierike, me kontribues kryesor sektorin publik, si edhe në një masë më të vogël nga ndërtesat për qëllime banimi.
Niveli ndjeshëm më i ulët i treguesit të besimit në ndërtim, si edhe rënia e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve sugjerojnë ngadalësim me ritme më të shpejta të aktivitetit në sektorin e ndërtimit gjatë tremujorit të parë të vitit 2016.